![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/vetvendosje.jpg)
KQZ-ja publikon të dhënat: LV-ja ka mbi 2 milionë euro të hyra si parti
24 tetor 2022
| 15:40
Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë të hyra në vitin 2021 sesa në vitin paraprak.
Sipas raportit të vitit 2021 që është i paaudituar, publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia që drejtohet nga Albin Kurti gjatë vitit 2021 ka pasur të hyra mbi 2 milionë e 105 euro.
Në vitin 2020 (raport i audituar), LV-ja kishte të hyra mbi 991 mijë euro buxhet.
Vetëvendosja ka edhe më shumë të hyra nga anëtarësia sesa në vitin 2020.
Por partisë së Albin Kurti i janë rritur edhe shpenzimet.
Mbi 2 milion e 300 mijë euro VV-ja ka dalë në deficit gjatë vitit 2021, që nënkupton mbi 213 euro partia e Kurtit ka shpenzuar më shumë.
LV-ja në vitin 2020 kishte deficit më të vogël, kishte dalë me 129 mijë euro humbje. /Express