Shpallet konkursi për rektor të UP-së, këto janë kriteret

24 tetor 2022 | 15:48

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkursin për zgjedhjen e rektorit të këtij universiteti. Ky vendim është marrë pas shkarkimit të Naser Sahitit nga pozita e rektorit të UP-së.

Për të aplikuar për rektor të UP-së, kandidati duhet t’i plotësojë tri kushte.

“Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent. Të ketë përvojë menaxhuese universitare dhe të mos ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo në listë zgjedhore të ndonjë partie politike ose koalicioni në nivel qendror dhe lokal në tre vitet e fundit”, ka njoftuar UP-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë të hyra në vitin 2021…