Kuvendi dështoi në zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së, përsëritet konkursi

24 tetor 2022 | 17:06

Në vazhdimin e seancës plenare, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta zgjedh një anëtar të ri të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar.

Në garë ishin dy kandidatë, të cilët nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar bordi.

Në votimin me procedurë të fshehtë, kandidati Mehmet Kalisi ka fituar 29 vota, ndërsa kandidati tjetër Besnik Aliu ka marrë vetëm 10 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 78 deputetë, ku të pa vlefshme janë shpall 39 fletëvotime.

Nënkryetarja e Komisionit, Saranda Bogujevci, ka thënë se në bazë të të dhënave nga komisioni, asnjëri nga kandidatët e propozuar për anëtar të Bordit të RTK-së nuk kanë marrë votat e mjaftueshme.

Bogujevci ka njoftuar se për këtë pozitë të anëtarit të bordit në RTK, duhet të përsëritet konkursi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michael Carrick ka marrë drejtimin e Middlesbrough. Klubi anglez ka…