Dy vdekur në një aksident në Komoran

24 tetor 2022 | 19:33

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur në rrugën Komoran – Carralevë.

Ajo theksoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor,” tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, sonte arrin në…