![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/meta.jpg)
Meta: 14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se 14 maji 2023, dita e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.
“4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar”.
“Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, ka shkruar Meta në “Facebook”.