Ambasadori i ShBA-së: Duam që dialogu të përfundojë dhe Kosova të jetë pjesë e NATO-s

25 tetor 2022 | 11:13

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë për synim që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbesin jashtë Evropës.

Ai në hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022”, i cili po mbahet në Prishtinë, ka theksuar se qëllimi strategjik i ShBA-së është që në vendet e rajonit dhe më gjerë të mbizotërojë paqja.

Ambasadori amerikan shtoi se: “Dëshirojmë që të kemi një integrim më të lartë ekonomik dhe duam t’iu ndihmojmë që të veprojnë përtej kufirit”.

“Ne në tërë rajonin kemi shumë programe. Këtu në Kosovë kemi tri qëllime strategjike, pra ne e mbështesim Kosovën që të integrohet në vendet euroatlantike, kjo merr kohë. E dyta ka të bëjë me rritjen ekonomike dhe zhvillimin, e duhet të janë për të gjithë. Kurse e fundit, është sundimi i ligjit. Jeni një shtet që nuk e keni përvojën, si shtet i ri. Këto janë prioritetet me logjikën evropiane. Ne duam që dialogu të përfundojë dhe që Kosova të jetë pjesë e NATO-s”, ka pohuar Hovenier.

Ai në Samitin e Ballkanit Perëndimor, shtoi se një numër i presidentëve janë për një Evropë të bashkuar, duke u bërë prioritet që të arrihet kjo.

“Prioriteti më i lartë i ynë është integrimi i vendeve në Bashkimit Evropian, e që është në interes të vetë vendeve dhe të ShBA-së. Ne mendojmë se çdo vend që është anëtarë i BE-së është një vend më demokratik”, ka deklaruar Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se…