Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Lista e pronarëve të vilave në Brezovicë ishte tronditëse

25 tetor 2022 | 11:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Ai në këtë samit ka folur edhe për punën e qeverisë gjatë 1 viti e gjysmë, duke treguar edhe të arriturat.

Kurti ka përmendur edhe aksionin e prokurorisë në Brezovicë, sipas tij lista e pronarëve të vilave në Brezovicë ishte tronditëse, por jo befasuese.

“Me demokraci nënkuptojmë krijimin e shteteve funksionale. Qeveria jonë e ka marr mandatin para dy vitesh dhe esenciale për demokracinë është sundimi i rendit dhe ligjit. Me qeverinë tonë Republika ka bërë përparime shumë, jemi ngritur në indeksin e luftës kundër korrupsionit”, ka thënë Kurti duke përmendur edhe aksionin e prokurorisë në Brezovicë.

“Autoritetet ligj zbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2 000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publikë e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milion drogë, 75 vila të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve ishte tronditëse, por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet…