Tahiri: Qeveria ka dështuar, Ligji i Pagave po shtyhet me qëllim

25 tetor 2022 | 12:42

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, pasi sërish nuk ka pasur kuorum.

Ai ka thënë se është hera e gjashtë që dalin në konferencë, dhe nuk kanë çfarë të thonë.

“Është hera e gjashtë që ne dalim në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë dhe s’kemi çka me thënë sepse nuk ka kuorum dhe s’ka proces të vendimmarrjes. Kjo situatë është e papranueshme dhe fatkeqësisht po bie në linjë edhe me vlerësimin që na ka dhënë Bashkimi Evropian”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, ai ka bërë me dije se në mbledhjen të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka folur për Ligjin e Pagave, i cili sipas tij nuk është duke ardhur në Kuvend dhe është duke u shtyrë me qëllim.

“Kam folur për ligjet vitale të cilat nuk po vijnë në kuvend, një ndër ta është edhe ligji i pagave i cili po shtyhet me të vetmin qëllim për mos me hy në zbatim në janar të vitit të ardhshëm”.

“Shihet qartë që qeveria ka dështuar dhe ligji i pagave jo në janar të vitit 2023, por siç shihet me këtë dinamikë s’do të hyjë në zbatim as në janar të vitit 2024”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salma Hayek është një aktore meksikane, producente televizive, producente filmash,…