Certifikohen 22 fermerë në komunën e Mitrovicës

25 tetor 2022 | 15:55

Në sallën e Kuvendit Komunal, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, sot ka bërë shpërndarjen e certifikatave për 22 fermerë mitrovicas të cilët kanë ndjekur trajnime profesionale.

Me këto certifikata janë shpërblyer dy fermerë që kanë ndjekur trajnime profesionale në bletari, katër fermerë në përpunim, nëntë në perime dhe shtatë në blegtori.

I pranishëm në certifikimin e fermerëve ishte edhe drejtori i IADK-së, Zenel Bunjaku, njëri nga bashkëpunëtorët e vazhdueshëm të Drejtorisë së Bujqësisë për të ndihmuar fermerët.

Në fjalën e tij, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, ka falënderuar IADK-në për trajnimin e fermerëve dhe bashkëpunimin e mirë që kanë, derisa fermerëve u ka uruar për përfundimin e trajnimit, duke u dëshiruar atyre suksese në punën e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pep Guardiola është shprehur me elozhe për mesfushorin e Dortmundit,…