Shaip Kamberi e Ardita Sinani takohen me Rifat Jasharin dhe Kudusi Lamen në kullën e Haradinajve në Gllogjan

25 tetor 2022 | 15:10

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka  bërë të ditur se dje është takuar me Rifat Jasharin.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se takimi u bë në Gllogjan në Kullën e familjes Haradinaj.

“Në kullën e Haradinajve në Gllogjan, takuam Bacin Rifat”, ka thënë Kamberi.

Në fotografinë e publikuar nga Kamberi shihet se aty ishte e pranishme edhe Ardita Sinani, ish-kryetarja e Preshevës dhe Gjeneralin shqiptar Kudusi Lame.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës, ishte paraparë që të zhvillohet…