![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/johnson.jpg)
Johnsoni uron Rishi Sunakun: Ditë historike
25 tetor 2022
| 15:58
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka uruar ish-ministrin e tij të Financave, Rishi Sunak për marrjen e detyrës së kryeministrit në atë që ai e ka përshkruar një ditë “historike”.
“Urime Rishi Sunak në këtë ditë historike! Është koha që çdo konservator të japë mbështetjen e plotë dhe të përzemërt për kryeministrin tonë të ri”, ka shkruar Johnsoni në “Twitter”.