Lëshohet alarmi për sulm ajror sapo arrin presidenti gjerman në Ukrainë, hyn në bunker

25 tetor 2022 | 16:04

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka mbërritur befas në Kiev të martën, ku ka pasur bisedime me zyrtarët ukrainas në një strehë për sulm ajror në një qytezë në veri-lindje të kryeqytetit.

Menjëherë pas mbërritjes së tij në qytetin e Koryukivka, ka ndodhur një alarm ajror që ka bërë që Steinmeieri, kryetari Ratan Akhmedov dhe një grup qytetarët të gjejnë strehë në bunker.

“Kemi kaluar një orë e gjysmë në strehën e bombave. Kjo na dha një ndjenjë veçanërisht të gjallë të kushteve në të cilat njerëzit jetonin këtu”, ka thënë Steinmeieri.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, alarmi është ngritur për shkak se ushtria ruse kishte lëshuar 10 dronë të prodhimit iranian nga Bjellorusia fqinje. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me shefin e…