Sherifi këshillon të mos i kërkohet Kurtit shtyrja e afatit për targat

25 tetor 2022 | 16:09

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialademokrate, Bilall Sherifi, ka këshilluar opozitën që të mos i kërkojë kryeministrit Albin Kurti shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për largimin e targave ilegale.

Sherifi ka thënë se nëse opozita përfshihet në çështjen e targave, atëherë, sipas tij, kryeministri Kurti do t’i akuzojë në rast të ndonjë dështimi.

“Këshillë për opozitën, OJQ-të dhe mediet: Mos kërkoni nga kryeministri Albin Kurti shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat! Sepse, si popullist i regjur që është, nëse nuk do të mund të jetësojë këtë vendim, do ta fajësojë opozitën, duke e akuzuar atë për sabotim të këtij vendimi! Madje, nuk është larg mendsh që të akuzojë opozitën dhe gjithë të tjerët për marrje anën e Vuqiçit. Prandaj, sido që të vendosë le të jetë vendim i tij. Mos i jepni mundësi të hedh përgjegjësinë për dështimin e tij te opozita dhe të gjithë të tjerët!”, ka shkruar Sherifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka mbërritur befas në Kiev të…