Zbulohet në Shqipëri spiranca mbi 1 500-vjeçare
Një spirancë e një anijeje të tonazhit të rëndë është gjetur në shtratin e lumit Mat në Skuraj të Kurbinit.
Spiranca është vënë re nga një i ri në muajin gusht teksa po lahej në lumë me miqtë e tij.
Sipas Ded Margjonit, specialist i trashëgimisë kulturore, e veçanta e kësaj spirance është se zinxhiri i saj është rreth 6.6 metra i gjatë, që tregon së është përdorur nga anije e tonazhit të rëndë.
Zinxhirët janë të ngjitur me nxehje dhe ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm.
Kjo spirancë sipas specialistit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Ded Margjoni, mendohet se i përket shekullit të pestë dhe të gjashtë në periudhën kur lumi Mat ishte i lundrueshëm.
Kjo nuk është hera e parë që gjenden objekte të tilla pranë këtij lumi ku njëra prej tyre gjendet në muzeun historik të Lezhës. /TCh/