Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

26 tetor 2022 | 12:21

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, janë deklaruar të pafajshëm.

Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Valdet Avdiu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Më vjen keq, i shprehi ngushëllime familjes, sigurisht që familjes time  i vjen shumë keq. Ajo që thotë prokurori nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk ekziston. S’ka të bëjë me atë që e thotë prokurori”, ka thënë Krivaqa.

Ndërsa Sejdiu është deklaruar shkurt: “Nuk e pranoj fajësinë”.

Shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me fjalën hyrëse të palëve në procedurë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Projektkodi Civil…