![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/E860702E-2FED-4392-BAD3-0245E05A79C4.jpeg)
Kosova ia ndërpret Petkoviqit vizitën
26 tetor 2022
| 13:21
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka anuluar vizitën e tij në Kosovës, pasi sipas tij, institucionet kosovare atij ia kanë ndaluar 80 përqind të planprogramit.
Ai u tha gazetarëve në Pasjan se vizita e tij u miratua plotësisht të mërkurën në orën 16:00, tutje Petkoviq deklaroi se rreth mesnatës i erdhi një email që siç tha ai “e informonte se pjesa më e madhe e vizitës ishte e ndaluar”, shkruan Kosovonline.