Kremlini: Putini nuk do të përgëzojë Sunakun për postin e ri

26 tetor 2022 | 13:59

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do ta urojë kryeministrin e ri të Britanisë, Rishi Sunak, për fitoren.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për media, ka thënë se presidenti rus nuk do ta bënte këtë, raporton “Skynews”.

“Britania e Madhe është ndër ‘vendet jomiqësore’ që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës”, është përgjigjur Peskovi.

Zyrtarët rusë gjithashtu janë tallur edhe me ngjitjen e  Sunakut në post, duke hedhur poshtë procesin e zgjedhur nga deputetët konservatorë, dhe duke quajtur si jodemokratik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Abelard Tahiri ka thënë…