Dukagjini fiton kundër Llapit

26 tetor 2022 | 15:13

Dukagjini e ka regjistruar një fitore të madhe të mërkurën, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 12-të të Superligës së futbollit. Klinasit e kanë mposhtur Llapin me rezultat 1:0 në udhëtim.

Skuadra nga Klina ka festuar falë golit të realizuar në pjesën e dytë nga Iljasa Zylfiu. Llapjanët i kanë pasur disa raste shënimi dhe e kanë humbur edhe një penallti me Gerhard Prognin, gjuajtjen e së cilit e ka pritur portieri Kenan Haxhihamza.

Kjo ishte fitorja e tretë sezonale e Dukagjinit, i cili gjendet në pozitën e tetë në tabelë. Kurse Llapi është i gjashti në tabelën e ligës elitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka…