Futbollistët e Slavia Pragës shëtitin rrugëve të Prishtinës, nesër luajnë ndaj Ballkanit (foto)

26 tetor 2022 | 15:57

Skuadra e Slavia Pragës ka zbarkuar në mbrëmjen e djeshme (e martë) në Prishtinë.

Futbollistët nga kryeqyteti çek kanë arritur në Kosovë për ndeshjen e nesërme ndaj Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Gjatë ditës së sotme, futbollistët e Slavias janë parë në Prishtinë duke shijuar ditën e sotme me diell. Është vet klubi çek që ka publikuar pamjet e futbollistëve të Slavias në Kosovë.

Ndryshe, Ballkani është nikoqir i Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nesër (e enjte).

Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e pestë të fazës grupore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka hyrë në Librin e…