Mehmeti pret në takim përfaqësuesit e FMN-së, temë diskutimi sektori financiar

26 tetor 2022 | 16:48

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur sot në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i misionit për Kosovën, Gabriel Di Bella.

Në këtë takim guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit për Kosovën, Gabriel Di Bella po qëndrojnë në Kosovë për fillimin e konsultimeve lidhur Artikullin IV për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria U-17 ka mbyllur të mërkurën me sfidën ndaj Uellsit…