![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/ten-hagen.jpg)
Ten Hag: Vendimi ishte i thjeshtë, Ronaldo rikthehet me ekipin
26 tetor 2022
| 18:45
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Evropa League ndaj Sheriff Tiraspol.
Strategu i Djajve të Kuq ka sqaruar edhe situatën e Cristiano Ronaldos.
“Nuk ishte një vendim i vështirë. I kemi thënë të gjitha për këtë rast. Ka qenë rast për një ndeshje, tani është rikthyer. Do të jetë një sfidë e rëndësishme, ne duam vendin e parë në grup. Përqendrimi është i rëndësishëm, nëse nuk je i fokusuar në lojë, rreziku i dëmtimit është edhe më i madh. Duhet të jesh i përgatitur për çdo ndeshje”, deklaroi Ten Hag.