![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/C5818A27-B603-4C48-B024-0DC9CA9EEC58.jpeg)
Rritet vlera e Euros, afër barazimit me frangun
27 tetor 2022
| 10:01
Frangu zviceran po tregtohet sot për herë të parë pas shumë muajve me 0.99 franga në raport me 1 euro, shkruan albinfo.ch.
Vlera e frangut zviceran po mbetet e qëndrueshme pak më lart barazisë me euron.
Në javët e kaluara, monedha e euros ra në 0.95305 franga, vlera më e ulët e euros në historinë e saj 20-vjeçare.
Ndërkohë sot euro ka shënuar rritje të vlerës së saj karshi dollarit dhe frangut.