Haki Abazi kundër qëndrimit të Kurtit për targat: Afati të shtyhet deri më 31 dhjetor
28 tetor 2022
| 11:08
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka dalë kundër qëndrimit të kryeministrit Kurti për çështjen e targave.
Përderisa i pari i qeverisë ka paralajmëruar se s’do ketë shtyrje tjetër të afatit, deputeti Abazi e ka një tjetër propozim.
Ai ka kërkuar që afati për regjistrim të shtyhet deri më 31 dhjetor.
“Data për targat të bëhet 31 dhjetori”, ka thënë Abazi në një konferencë për media.
Ndryshe edhe këshilltari amerikan, Derek Chollet dje ka telefonuar kryeministrin Kurti të cilit i ka kërkuar që ky afat të shtyhet dhe të mos ketë tensione.