Formacionet zyrtare: Bayern – Inter
01 nëntor 2022
| 20:08
Bayern Munchen dhe Interi do të përballen në ndeshjen e fundit në Grupin C të Ligës së Kampionëve.
“Bavarezët” e kanë siguruar kalimin tutje si liderë të këtij grupi, pasi kanë grumbulluar 15 pikë nga 5 ndeshjet e para.
Edhe “Nerazzurrët” do të kalojnë tutje, por nga pozita e dytë. Momentalisht kanë 10 pikë. Në përballjen e parë fitore kishte shënuar skuadra gjermane me rezultatin 0:2. Ndeshja e kësaj të marte do të zhvillohet në “Allianz Arena”, nga ora 21:00.