Papa Françesku flet sërish për moralin: Djalli depërton përmes pornografisë

02 nëntor 2022 | 08:32

Gjatë një audience për seminaristë dhe priftërinj të rinj Papa paralajmëroi se pornografia është vepër e djallit.

Konsumi i filmave pornografikë është “një ves që e kanë kaq shumë njerëz, madje edhe priftërinj dhe murgesha”, – tha Papa Françesku.

Ai i ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e të shikuarit filma porno në internet, duke thënë se kjo “dobëson zemrën priftërore”. “Kështu futet djalli”, u tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve.

Madje djalli depërton edhe përmes konsumimit të filmave pornografikë që mund të duken “disi normalë”, paralajmëroi Papa Françesku.

Askush nuk e kishte menduar që Papa Françesku do të bënte një deklaratë kaq konkrete për temën e pornografisë.

Papa 86-vjeçar i bëri këto deklarata duke iu përgjigjur gjatë një seance në Vatikan një pyetjeje sesi duhet të përdoren më së miri mediet digjitale dhe sociale.

Kisha e sheh pornografinë si një ofendim kundër dëlirësisë.

Para disa kohësh mediet njoftuan se një prift katolik në Maltë kishte shpenzuar në faqet pornografike që ofrojnë shfaqje seksuale live në internet rreth 150 000 euro.

Sipas prokurorëve, këto para ishin nga donacionet e besimtarëve. I dyshuari u tha hetuesve se kishte pasur një “krizë seksuale”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga samiti në Berlin pritet nënshkrimi i marrëveshjeve, fonde për…