Liga Unike e femrave fillon më 8 nëntor

03 nëntor 2022 | 11:09

Pas Superkupës Mbarëkombëtare te femrat, Liga Unike në konkurrencën e femrave do të fillojë garat për edicionin e ri.

Xhiroja e parë do të zhvillohet në mesjavën e ardhshme, 8-10 nëntor, ku garojnë tri skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria: Prishtina, Partizani i Tiranës, Bashkimi i Prizrenit, Flamurtari i Vlorës, Penza e Pejës dhe Tirana.

Kampionia aktuale, Prishtina në xhiron e parë do të përballet me Tiranën si mysafire, në derbin e kryeqyteteve. Ndërkohë, në xhiron e parë do të kemi sfidën mes finalistëve të Superkupës Mbarëkombëtare, Flamurtarit dhe Bashkimit, kurse kampionia e Kosovës, Penza do të ndeshet me fituesin e Kupës së Shqipërisë, Partizanin e Tiranës.

Do të zhvillohen dhjetë xhiro, ku më pas katër skuadrat më të mira do të kualifikohen në “play-off”, që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.

Orari

XHIRO 1 (8-10 nëntor)
Flamurtari – Bashkimi
Penza – Partizani
Tirana – Prishtina

XHIRO 2  (29 Nëntor-1 Dhjetor 2022)
Bashkimi – Prishtina
Partizani – Tirana
Flamuratri – Penza

XHIRO 3 (6-8 Dhjetor 2022)
Penza – Bashkimi
Tirana – Flamurtari
Prishtina – Partizani

XHIRO 4 (13-15 Dhjetor 2022)
Bashkimi – Partizani
Flamurtari – Prishtina
Penza – Tirana

XHIRO 5 (21-22 Dhjetor 2022)
Tirana – Bashkimi
Prishtina – Penza
Partizani – Flamurtari

XHIRO 6 (17-19  Janar 2022)
Bashkimi – Flamurtari
Partizani – Penza
Prishtina – Tirana

XHIRO 7 (24-26 Janar 2022)
Prishtina – Bashkimi
Tirana – Partizani
Penza – Flamurtari

XHIRO 8 (31 Janar/2 Shkurt 2022)
Bashkimi – Penza
Flamurtari – Tirana
Partizani – Prishtina

XHIRO 9  (28 Shkurt/2 Mars 2022)
Partizani – Bashkimi
Prishtina – Flamurtari
Tirana – Penza

XHIRO 10 (7-9 Mars 2022)
Bashkimi – Tirana
Penza – Prishtina
Flamurtari – Partizani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mariana Varela, 26 vjeç dhe Fabiola Valentín, 22 vjeç ,…