Mediat në Beograd: Vuçiqi foli tërë natën në telefon me Listën Serbe

04 nëntor 2022 | 11:18

Mediat serbe kanë raportuar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur tërë natën në telefon me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kjo vjen pas paralajmërimeve të Listës Serbe për dalje nga institucionet e Kosovës, shkaku i shkarkimit të drejtorit të Policisë në veri, Nenad Gjuriq.

“Direkt dhe në telefon bisedimet kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm, serbët janë të indinjuar, kashta e fundit ka qenë shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, për të cilin Albin Kurti nuk ka asnjë autoritet. Nuk mund ta shkarkojë”,kanë raportuar mediat serbe duke u thirrur në burime, raportime këto që janë përcjellë edhe nga mediat lokale serbe të veriut.

Sipas të njëjtave raportime, serbët tanimë janë të interesuar dhe vendosur t’i braktisin institucionet.

Madje, sipas “Blic” serb, Vuçiqi sot do t’i informojë BE-në dhe ShBA-në për qëndrimin e tyre në lidhje me situatën në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimet klimatike shumë shpesh na shkaktojnë edhe probleme shëndetësore si…