![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/nora-gjakova.png)
Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale
04 nëntor 2022
| 11:22
Nora Gjakova e ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Grand Slamit të Baku në Azerbajxhan.
Kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes gjermane, Seija Ballhaus me IPPON.
Në raundin e parë, Gjakova kaloi pa luftë. Në çerekfinale, Nora Gjakova do të ketë punë me britaniken, Lele Nairne.