Kryetari Latifi po përmbush edhe një premtim

04 nëntor 2022 | 12:51

Po përmbushet edhe një premtim publik i kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Sot ka nisur realizimi i një projekti shumë të rëndësishëm për bujqit në këtë komunë, ndërtimi i Qendrës për Magazinimin dhe Ruajtjen e Prodhimeve Bujqësore (deposë bujqësore).
Kryetari Latifi ka thënë se ndërtimi i kësaj qendre do të bëhet me kushte e standarde bashkëkohore dhe do të ketë shtatë njësi (shtatë dhoma ftohëse). “Tri prej tyre do të jenë edhe për ngrirje të thellë dhe energjia për to do të sigurohet edhe nga panelet diellore. Padyshim se kjo do t’u shërbejë bujqve tanë që t’i ruajnë të freskëta prodhimet e tyre për një periudhë të caktuar”, ka thënë Latifi.

Ky projekt do të kushtojë 424,397.00 euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki…