![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/75B7CF96-7637-4D70-BB3C-84148A957170.png)
Peja e fiton ndaj Budivelnyk
04 nëntor 2022
| 23:07
Skuadra e Pejës në basketboll ka marrë një fitore të vlefshme në kuadër të Ligës Ballkanike, ndaj ukrainasve të Budivelnyk.
Ndeshja e luajtur në Karagaq u takoi vendasve që arritën një përmbysje fantastike në çerekun e katërt.
Epilogu i ndeshjes tregoi rezultatin 81-71 në favor të Pejës që arritën ta shmangin mjeshtërisht humbjen.
Më të dalluarit e ndeshjes ishin Isiah Umipig me 26 pikë dhe Jalen Tate me 19 sosh.
Deri më tani pejanët ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes.