![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/termet-3-768x432-2-e1576374094216.jpg)
Tërmet në Shqipëri, ku ishte epiqendra
05 nëntor 2022
| 00:02
Një tërmet i lehtë është ndier mbrëmjen e sotme në qarkun e Elbasanit.
Sipas institutit të sizmiologjisë forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 3.1, raporton abcnews.al.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e Librazhdit.
Nuk raportohet për dëme materiale, pasi forca e tërmetit ka qenë e vogël.