Ofrojnë dorëheqje dhjetë prokurorë të komunitetit serb

07 nëntor 2022 | 14:53

Këshilli Prokurorial i Kosovës sot është njoftuar me ofrimin e dorëheqjes së dhjetë prokurorëve të komunitetit serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është bërë hedhja e shortit edhe për Ligën…