Pyet Edita Tahiri: Nëse jo me amerikanët, atëherë me kë koordinohet Kurti?
08 nëntor 2022
| 13:21
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e së martës të kryeministrit të Kosovës, Alibin Kurti, me liderët opozitarë.
Ajo në “Facebook” ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me moskoordinimin e kryeministrit Kurti me ShBA-të për situatën në veri.
“Takimi mes kryeministrit dhe opozitës nuk rezultoi në unitet por në ndarje rreth rëndësisë së koordinimit me ShBA-të. Opozita u shpreh se janë pro për ShBA-të ndërsa kryeministri Kurti vazhdoi të jetë kundër koordinimit me ShBA-të. Një gjë duket absurde, Kurti thotë në medie se koordinohet me aleatët, mirëpo pyetja është nëse nuk koordinohet me amerikanet atëherë me kë koordinohet Kurti?”, ka shkruar Tahiri.