Tahiri: Sot kryeministri do të duhej të raportonte në Kuvend për gjendjen në veri

08 nëntor 2022 | 11:55

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar të gjithë kolegët e tij deputetë për, siç ka thënë ai, joseriozitet pas zhvillimeve në veri të vendit.

Tahiri i ka bërë thirrje qeverisë që të merren masa urgjente për situatën në veri të Kosovës.

“Si deputetë nuk jemi seriozë. Nuk jemi duke e trajtuar gjendjen e jashtëzakonshme me asnjë seriozitet. Për AAK-në, nevoja për masa urgjente është të merret për sigurinë në vend. Sot kryeministri do duhej të raportojë këtu për partneritetin me ShBA-në. Kam një pyetje për deputetët e LV-së: A është dashtë kryeministri Kurti të vjen në Kuvend dhe të na tregojë se si është situata në veri të Kosovës? Unë jam i habitur me qasjen e Kurtit”,  ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka folur edhe për krizën energjetike ku ka fajësuar qeverinë për gjendjen në këtë sektor.

Sipas Tahirit, veprimet e qeverisë Kurti në lidhje me këtë çështje janë simbolike.

“Kërkesa për marrjen e masave emergjente, tash e gjashtë herë na tregon disa tregues. E para ka të bëjë me një pyetje hipotetike: A është ka dëshiron qeveria që 20 muaj ta mbajë gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht, gjashtë herë radhazi të marrë masa për këtë. Si është e mundur që për komisionin përkatës, qeveria përmes ministrisë të mos jep asnjë analizë, për gjendjen e energjisë elektrike. Kjo gjendje është duke u keqësuar dhe veprimet e qeverisë janë simbolike”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beatrix Ramosaj ka qenë një nga emrat më të përfolur…