Murati: Nga deklarimet e fundit po del se Kurti ka pranuar planin franko-gjerman

08 nëntor 2022 | 23:48

Kryetari i LB-së, Valon Murati, ka theksuar se me deklarimet e fundit po del që kryeministri Kurti e ka pranuar planin franko-gjerman formalisht, për ta refuzuar përmbajtësisht në terren me veprimin për targat.

“Tash në vend se të debatojmë për planin, ne flasim për targat. Në vend se të përqendrohemi të kërkojmë që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe Kosova Lindore e shqiptarët që jetojnë atje ne vazhdojmë të merremi me veriun e vetëm me serbët në Kosovë. Në vend se shtrojmë me forcë reciprocitetin, ne e vendosim veten nën presionin e zbatimit të asociacionit që rritë defunksionalitetin e shtetit të Kosovës”.

“E kryeministri e ka për obligim të na tregoj se nëse plani është i mirë në parim, çfarë përmban ai të dëmshme për Kosovën që përmes targave ta minojë praktikisht? Asocacionin që nuk mund ta gëlltisi? Autonomi për veriun? Apo ndonjë hile tjetër?”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë me dije…