Kroacia publikon listën e futbollistëve për Kupën e Botës
09 nëntor 2022
| 12:42
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kroacisë në futboll, Zlatko Daliq ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për Kupën e Botës.
Në këtë listë janë 26 futbollistë në mesin e të cilëve edhe ylli i Real Madridit, Luka Modriq. Ndeshjen e parë Kroacia do ta luajë më 23 nëntor kundër Marokut, katër ditë më pas kundër Belgjikës dhe më 1 dhjetor kundër Kanadasë.