Emisari gjerman: Urgjentisht nevojitet tejkalimi i tensioneve dhe përfshirja në dialog

11 nëntor 2022 | 16:45

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar në Kosovë dhe Serbi, së bashku me homologun slloven, Anzhej Frangesh.

Sarrazin krahas fotografive të publikuara nga takimet ka bërë thirrje për deeskalim dhe tejkalim të tensionit në mes të Kosovës e Serbisë si dhe përfshirje në dialog.

“Me Anzej Frangesh në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin Kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe. Vizituam kufirin e Jarinjës, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin. Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, ka shkruar Sarrazin në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar një situatë të…