Kush është vajza e Trumpit, në dasmën e së cilës shkon Behgjet Pacolli

11 nëntor 2022 | 21:21

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, do të marrë pjesë në dasmën e Tiffany Trumpit, që është vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, raporton Express.

Mediat amerikane shkruajnë prej muajsh për këtë dasmë dhe sipas disa raportimeve, pritet që të jenë më shumë se 500 të ftuar.

Tiffany është fëmija i katërt i ish-Presidentit Trump dhe fëmija i tij i vetëm nga martesa me gruan e dytë, aktoren dhe modelen, Marta Maples.

Në Amerikë, e njohur si “Trump e harruar”, Tiffany është rritur me nënën e saj në Kaliforni pas ndarjes së prindërve të saj dhe është bërë më shumë e famshme vetëm së fundmi.

Tiffany ishte komentuar shumë në media për një udhëtim 10-ditor që e kishte bërë në Serbi në mars të 2019-s, që  raportohej t’i kishte kushtuar 23 mijë dollarë taksapaguesve të vendit.

29-vjeçarja do të martohet nesër në rezidencën luksoze të babait të saj në Miami.

Dhëndri është Michael Baulous, një amerikano-libanez miliarder, me të cilin, Tiffany është takuar verën e 2018-s gjatë pushimeve në Greqi.

Ajo u fejua me Michael në Shtëpinë e Bardhë dhe dha lajmin një ditë para se babai i saj ta përfundonte zyrtarisht mandatin si President i SHBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi,…