Kurti takon Bellierin, flasin për objektivat e AFD-së në kalimin e sfidave socio-ekonomike në Kosovë

12 nëntor 2022 | 18:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Cyrille Bellier, drejtor për Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë, në Agjencinë Franceze për Zhvillim – AFD dhe Vladimir Deliry, nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës.

Duke biseduar për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, Kurti theksoi se Kosova është qendër e rajonit të EMENA-s dhe krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Kosova ka potencial të madh në rajon.

Në takim u bisedua edhe për sfidat sociale dhe ekonomike që janë specifike për Kosovën, duke përfshirë çështjet energjetike dhe mjedisore.

Bellier foli për objektivat e AFD-së në rajon dhe për veprime të mëtejshme për adresimin e sfidave specifike të Kosovës.

U bisedua për angazhimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta drejt arritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në veçanti, u bisedua për aktivitetet që janë pjesë e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar investimeve strategjike socio-ekonomike në rajon në koordinim me objektivat e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para kryeministrisë në Shqipëri në…