Të paktën 20 të vdekur pas aksidentit me minibus në Egjipt

12 nëntor 2022 | 22:39

Më shumë se 20 njerëz kanë vdekur në Egjipt pasi një minibus u përplas në një kanal të shtunën, rreth 100 kilometra në veri të kryeqytetit Kajro, thanë autoritetet.

Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit konfirmoi se 18 ambulanca u dërguan në vendngjarje. Të plagosurit u dërguan në dy spitale të ndryshme në provincë.

Sipas raportimeve të para, numri i të vdekurve sillet rreth 20 deri në 24. Të paktën tre fëmijë raportohet se ishin në mesin e të vdekurve.

Ekipet e shpëtimit kanë mundur të shpëtojnë 13 persona nga mbytja në kanal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anton Quni, deputet i LDK-së, ka thënë se Serbia po…