Musmurati: Fëmijëve me nevoja të veçanta do tu ndahen nga 60 euro çdo muaj nga komuna e Prishtinës

12 nëntor 2022 | 23:50

Besianë Musmurati, drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka njoftuar se është aprovuar kërkesa e saj dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka marr vendim që çdo muaj do të ndajë një shumë prej 60 euro për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta, për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe.

Përmes njoftimit në rrjetin social “Facebook”, Musmurati, ka thënë se të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim.

Musmurati ka thënë edhe se, gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe se janë të përkushtuar maksimalisht që të mbështesin çdo fëmijë në shkollim.

“Për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, çdo muaj do të ndajmë një shumë prej 60 Euro për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe. Të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim. Gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbështesim çdo fëmijë në shkollim”, ka shkruar Musmurati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djemtë e dëshmorit Beqir Gashit, Ismeti dhe Shpëtimi, kanë publikuar…