Putinin e kritikon mentori i tij: Kush ka pushtetin, ka përgjegjësinë për dështimin

13 nëntor 2022 | 08:12

Humbja e kontrollit të Khersonit nuk ka kaluar pa reagime dhe nga mbështetësit më të zjarrtë të presidentit Putin.

Një prej tyre ishte dhe filozofi Alexander Dugin, i njohur ndryshe dhe si mentori i kreut të Kremlinit, i cili ka kritikuar ashpër presidentin Putin për këtë dështim.

“Në një autokraci i jepet sovranit pushteti absolut për të na shpëtuar të gjithëve, kështu që pushtet absolut në rast suksesi, por edhe përgjegjësi totale në rast dështimi”.

Kështu shkruan Dugin në një postim në rrjetet sociale ku shton se nuk e ka fjalën për Surokin, kreun e operacioneve ushtarake në Ukrainë, por për dikë tjetër që njohin të gjithë.

Postimi qëndroi për disa orë në faqen e Dugin, i cili humbi disa muaj më parë dhe vajzën në një atentat me bombë, për t’u fshirë më pas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shfaqje ajrore në Dallas të ShBA-së u shndërrua në…