A po favorizohet për drejtoreshë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, asamblistja e Vetëvendosjes, Nora Kelmendi?

13 nëntor 2022 | 14:41

Në një konkurs të shpallur kohë më parë për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, e cila futet në dikasterin e ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësionor, komisioni qeveritar pasi ka shqyrtuar dokumentacionin e sejcilit kandidatë ka bërë listën e ngushtë dhe pritet që të hënën të mbaj testin me shkrim të kandidatëve për drejtor të Agjensisë së Kadastrit të Kosovës.

Ministria e Brendshme, me 7 shtator, ka njoftuar për Listën e ngushtë për kandidatët që vazhdojnë procedurën e mëtejme të rekrutimit për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Drejtor i kadastrit të Kosovës ka qene Avni Ahmeti, i cili ka dhene doreheqje para 1 vjet e gjysmë dhe ky institucion ndër më të ndieshmit ka qene pa drejtues për një kohë të gjatë.

Kandidatët që kanë konkurruar dhe kanë hyrë në listën e ngushtë për tu intervistuar janë gjeodetët: Blerim Jashari, Faik Kelmendi, Suad Çmenga, Edon Maliqi etj, ndërsa e vetmja që nuk është gjeodete me profesion por që ka hyrë në listën e ngushtë është edhe asamblistja e Prishtinës, Nora Kelmendi dhe Hysni Beqiri.

Asambleistja e komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ish-punëtorja e Luan Dalipit, shefit të protokollit të kryeministrit Kurti, Nora Kelmendi, e cila gjatë qeverisjes së VV-së në Prishtinë ka qenë drejtoreshe e Kadastrit në komunën e Prishtinës si dhe poashtu edhe drejtoreshë e kadastrit në komunën e Prizrenit në kohën sa komuna udhëhiqej nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, synon pozitën e drejtorit të Agjensisë së Kadastrit të Kosovës.

Nora Kelmendi ka fillur të punoi që nga viti 2011 Në kompaninë “Management Development Associates” (MDA), kompani kosovare e konsulencës, si udhëheqëse e Divizionit për zhvillim të bizneseve e më vonë udhëheqi edhe Fondacionin MDA. Kjo kompani është udhëhequr nga Luan Dalipi, tani shef i protokollit të kryeministrit Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Thaçi, e ftuar tek emisioni “Shija…