PSG-ja vazhdon serinë e fitoreve

13 nëntor 2022 | 15:00

Paris Saint Germain (PSG) ka fituar edhe ndeshjen e sotme ndaj Auxerre.

Kampioni në fuqi nuk di për humbje në 15 xhiro, teksa sot mposhtën 5:0 skuadrën e Auxerre.

Serinë e golave e ka hapur  ylli i skuadrës, Kylian Mbappe.

Në minutën e 11-të pas një aksioni të mirë të PSG-së, francezi i ka dhuruar epërsinë ekipit të tij.

Pjesa e parë është konkretizuar me raste të tjera shënimi, por gola nuk solli.

Në 45 minutat e tjerë parisienët ishin të frikshëm, duke shënuar edhe katër herë të tjera.

Carlos Soler në minutën e 51-të dyfishoi epërsinë. Në minutën e 57-të ishte Achraf Hakimi që ka shënuar edhe golin e tretë për PSG-në.

Kurse për rezultatin 4:0 është përkujdesur Renato Sanchez. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit lideri i Ligue 1 ka shënuar sërish. Në minutën e 84-të, Ekitke ka vulosur rezultatin në 5:0.

Me fitoren e marrë sot parisienët pozicionohen në vendin e parë me 41 pikë. Auxerre pas xhiros së 15 gjenden në vendin e 15 me vetëm 13 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parashikimi se inflacioni do të na shoqërojë deri në 2024,…