Ish-gazetari britanik: Pamjet nga Khersoni i çliruar më kujtojnë Kosovën e vitit 1999

13 nëntor 2022 | 16:24

Ish-gazetari britanik Brendan Paddy, e ka krahasuar momentin e çlirimit të qytetit ukrainas Kherson me Kosovën, në vitin 1999.

Paddy ka shpërndarë një video të Sky News, ku shihet korrespodenti i këtij mediumi, duke u pritur nga turmat me civilë ukrainas në Kherson.

Ai ka shkruar se ky moment e kthen atë në vitin 1999 në Kosovë.

“Kjo më jep mua kthimin në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy në rrjetin social Twitter.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi ai një ditë historike rikthimin e forcave të tij në qytetin juglindor të Khersonit por tha se situata humanitare atje ishte e vështirë pasi rusët kishin shkatërruar të gjithë infrastrukturën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të paqëndrueshme…