Krasniqi për sulmin në Stamboll: Ndajmë dhimbjen me popullin e Turqisë

13 nëntor 2022 | 19:11

Pas shpërthimit në Stamboll, ku humbën jetën gjashtë persona dhe 53 të tjerë u lënduan, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqi është shprehur i tronditur, teksa ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

“Jam i pikëlluar dhe i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll që la disa të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Në këto momente të vështira, ndajmë dhembjen me institucionet e Republikës së Turqisë dhe popullin mik turk”.

“Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe për të lënduarit uroj shërim sa më të shpejtë. Shpresoj që përgjegjësit e këtij akti terrorist të gjenden e të dalin para drejtësisë sa më parë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndryshe, Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, lidhur me shpërthimin i cili ndodhi në Taksim të Stambollit, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë gjashtë persona dhe u plagosën 53 të tjerë, ka thënë se mund të jetë akt terrorist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është besimtar…