Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, dy të lënduar rëndë nisen drejt Traumës

14 nëntor 2022 | 08:51

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fushë-Krujë-Milot, në afërsi të fshatit  Derven.

Një xhip “Mercedes Benz” është përplasur me një furgon mallrash. Si pasojë, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka njoftuar se një person është arrestuar dje në…