Politikologu kosovar për Delo-n e Sllovenisë: Vuçiq është Serbia, një Serbi pro-ruse, e pandëshkuar nga BE-ja

14 nëntor 2022 | 10:07

Maloku: Pa dyshim, frika e zgjerimit të ndikimit rus në Ballkan është vazhdimisht e pranishme.

Politikologu nga Kosova Albinot Maloku ka dhënë një intervistë për të përditshmen sllovene “Delo”. Ai ka reflektuar mbi situatën politike në Kosovë, ndërsa Serbinë e Aleksandër Vuçiqit e ka cilësuar si faktor destabilizues në Ballkan, shkruan Fol Drejt.

 Maloku është shprehur i befasuar se si presidenti serb Vuçiq ashiqare koketon me Putinin e Rusisë, ndërsa Bashkimi Evropian (BE), vijon t’i bëjë presion më shumë Kosovës.

“Aleksandar Vuçiq aktualisht është Serbia! Është një Serbi pro-ruse, pa pasoja nga perëndimi. Është e çuditshme sesi Perëndimi e lejon Serbinë të ketë këtë qasje pro-ruse dhe haptazi destabilizuese ndaj Ballkanit Perëndimor.

Serbia ka probleme me të gjithë fqinjët e saj. Aleksandar Vuçiq i përdor të gjitha këto në mënyrë perfide për të zgjeruar ndikimin dhe pushtetin e tij. Ky është padyshim një shqetësim” – është shprehur ndër të tjera Maloku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto janë pamjet e arrestimit të gruas që konsiderohet si…