Mbi 170 milionë euro humbje të Trustit për 9 muaj

14 nëntor 2022 | 12:22

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka vazhduar me rezultate negative në investimet e kursimeve pensionale të qytetarëve.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar deri në muajin shtator të këtij viti, humbjet e Trustit për periudhën janar – shtator 2022 arrijnë shumën e përgjithshme prej 170.5 milionë euro, raporton “Front Online”.

Vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit kalon shifrën prej 2.3 miliardë eurove.

Përderisa investimet e Trustit në tregjet ndërkombëtare kanë marrë tatëpjetën, së shpejti deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosin për iniciativën që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet tërheqja e deri 30 për qind të kursimeve pensionale.

Kjo iniciativë njëherëë ka dështuar në Kuvend, përderisa është rikthyer sërish pas një peticioni qytetarë me mbi 17 mijë nënshkrime.

Madje javën e kaluar lidhur me tërheqjen e mjeteve të Trustit është protestuar në qendër të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
INBUREP SH.P.K shpall të mbyllur biznesin me numër 811355727.