Arrestohen Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

14 nëntor 2022 | 12:49

Janë arrestuar aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci. Arrestimi i tyre është bërë të hënën pas një aksionit simbolik në Fakultetin Filozofik.

Në njoftimin e ORCA-s është thënë se “në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e  tyre të përditshëm normal”.

Njoftimi i plotë i ORCA-s:

Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e  tyre të përditshëm normal.

Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë.

Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup, është mbajtur…